Makina del nga rruga në Krumë, babë e bir përfundojnë në spital

Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, babë e bir përfundojnë

Dy persona, babë e bir kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zahrisht, në Krumë, bashkia Has. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rrëth orës 20:25.

Të lënduarit janë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:25, në fshatin Zahrisht, shtetasi L.M., i cili udhëtonte së bashku me babain e tij shtetasin  I. M., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit dhe babi i tij, janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

ME TE LEXUARAT