Vota e diasporës, dalin 50 fletë më shumë në kutitë e fundit, Tabaku përballet LIVE me Celibashin

Politikë

Zarfet me vota nga Greqia, Tabaku debat me Celibashin se s’përputhen! Kreu i KQZ: Ju garantoj se s’kanë ardhur vota nga jashtë

Vota e diasporës, dalin 50 fletë më shumë në

Gjate numerimit te kutitve te fundit me votat e diasporës së Greqisë, Partia Demokratike jo vetëm po konteston çdo rezultat sipas strategjisë së urdhëruar për komisionerët, por edhe debaton me përfaqësuesit e KQZ-së për mosrakordim shifrash.

Një tjetër debat ka ndodhur sot te parku Olimpik, ku deputetja Jorida Tabaku i është ankuar kreut të KQZ-së se nuk i përputheshin votat sipas tabulateve.

Kur po i shpjegonte kreut të KQZ-së se dilnin vota tepër, ky i fundit i tha se mund të ishin vota ta pareferuara në sistem dhe që duhet të pritej.

Ai e garantoi Tabakun se nuk kishte asnjë ndërhyrje nga jashtë dhe mund të ishte thjesht një gabim njerëzor.

Vota e diasporës, dalin 50 fletë më shumë në

“Ju garantoj se nuk kanë ardhur vota nga jashtë. Mund të kenë qenë vota të hedhura në kuti të tjera gabimisht dhe kanë ardhur këtu”, i tha Celibashi deputetes demokrate, e cila e mori mandatin e Tiranës me shumë vështirësi në zgjedhjet e 11 majit.

Debati:

Gjin Gjoni: Nga skanimi të dilnin këta të tjerët

Celibashi: Po nuk skanohen.

Tabaku: Ju kuptoj shumë qartë…

Jona Josifi: Kemi një shifër nga sistemi automatik dhe një shifër manuale. Nuk e ke në të njëjtën numërues, njërën e merr automatikisht.

Tabaku: Ja pra ne e sqaruam këtë, para katër orësh ju pyetëm dhe na thatë këtë shifër. Tani del 50 më shumë, ky është problemi, ky është një proces normal që ne e kuptojmë shumë mirë. Ju kemi pyetur çdo orë, a ka shtesë, më keni thënë jo.

Celibashi: Kush është pretendimi?

Tabaku: Pretendimi është që ishin 622 për tu numëruar nga shifra që na dhatë, tani na dalin 670 për tu numëruar.

Celibashi: Procesi i vlerësimit po vazhdon ende.

Tabaku: Unë ju pyeta ka ndonjë diferencë për qarkun e Lezhës nga Greqia, jo më thatë.

ME TE LEXUARAT