Lavrov e lavdëron: Trump mund të ndihmojnë në paqen mes Rusisë dhe Ukrainës

Bota

Lavrov e lavdëron: Trump mund të ndihmojnë në paqen mes

Ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov pati një bisedë telefonike me Marco Rubion të shtunën pasdite, njoftoi Ministria e Jashtme ruse, një ditë pas bisedimeve të drejtpërdrejta midis rusëve dhe ukrainasve në Stamboll.

Ministri i Jashtëm rus pranoi rolin konstruktiv të SHBA-së në rifillimin e negociatave midis Moskës dhe Kievit pas vitit 2022, duke komplimentuar kështu Donald Trumpin.

Në të njëjtën kohë, ai konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar bashkëpunimin me Uashingtonin për të zgjidhur çështjen ukrainase.

“Lavrov vuri në dukje rolin pozitiv të Shteteve të Bashkuara, i cili kontribuoi në pranimin përfundimtar nga Kievi të propozimit të Presidentit rus Vladimir Putin për të rinisur negociatat në Stamboll.

Ai konfirmoi gatishmërinë e Moskës për të vazhduar bashkëpunimin me homologët e saj amerikanë në këtë kontekst”, tha Ministria e Jashtme ruse

ME TE LEXUARAT