"Morëm më shumë vota por jo mandate", Lapaj ankohet për sistemin elektoral: I padrejtë dhe duhet ndryshuar

Politikë

"Morëm më shumë vota por jo mandate", Lapaj ankohet

Adriatik Lapaj ka reaguar ne lidhje me zgjedhjet e 11 majit ndersa ka thene se Partia e tij ka marre me shume vota se mandate.

Reagimi:

Lëvizja Shqipëria Bëhet u kthye në parti politike në dt. 30 shtator 2024.

Për 8 muaj, me gjithë vështirësitë që ju i dini i'a dolëm të renditemi forcë e 3 politike në vend (përballë atyre që kërcënojnë, blejnë dhe vjedhin votë).
Faleminderit secilit që na besoi me votë!

Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. Ps e nxori 1 mandat me afro 10 000 vota, ndërsa koalicioni ynë me afro 63 000 (deri tani).

PS ka marrë vota sa për 73 mandate, por ligji elektoral i padrejtë i ka dhënë 83.
Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral. Shikoni modelin e Kosovës, proporcional kombëtar me lista të hapura.

Lëvizja Shqipëria Bëhet është e hapur për këdo beson te vlerat, të na bashkohet!
Nuk ka kthim pas!

ME TE LEXUARAT