Aksident në Tiranë, dy të plagosur nga përplasja mes dy mjeteve

Aktualitet

Aksident në Tiranë, dy të plagosur nga përplasja mes dy

Nje aksident ka ndodhur diten e sotme ne Tirane ndersa te plagosur kane mbetur dy persona.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur pas nje perplasje mes nje automjeti me nje motomjet.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT