Orteku në Alpet e Zvicerës fundos disa persona, nis operacioni i kërkim-shpëtimit
Një operacion shpëtimi ka nisur në malin Eiger në Alpet Zvicerane, pasi disa persona janë zënë nga një ortek dëbore, bën me dije policia lokale.
Sipas një deklarate nga policia, ngjarja ndodhi mesditën e sotme, dhe autoritetet kanë nisur menjëherë një operacion në shkallë të gjerë.
Në terren janë angazhuar disa ekipe shpëtimi, të cilat po punojnë për të lokalizuar dhe shpëtuar personat e zënë nën dëborë.
Mali Eiger, me një lartësi prej 3,967 metrash, ndodhet pranë resorteve turistike të Grindelwald, Lauterbrunnen dhe Wengen, zona të njohura për alpinistët dhe dashamirësit e sporteve dimërore.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar mbi numrin e saktë të personave që janë zënë poshtë nga orteku.