Vota personale në Tiranë! “Luftë” e ashpër mes Gjylametit e Xhaçkës, Qefaliajt e Ornaldo Rakipit

Politikë

Vota personale në Tiranë! “Luftë” e ashpër mes

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, me një interes të lartë për rezultatet në listat e hapura, ku gara mes kandidatëve kryesorë është tepër e ngushtë.

Në Partinë Socialiste, një “luftë” e ashpër po zhvillohet mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, të cilat synojnë sigurimin e mandatit përmes votave preferenciale.

Po ashtu, një garë tjetër e fortë është mes Xhemal Qefalisë dhe Ornaldo Rakipit, që ndodhen pranë njëri-tjetrit në numër votash.

Edhe në kampin opozitar, në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti po përballen “kokë më kokë”, duke garuar  në listën e hapur, me diferencë të vogël mes tyre.

ME TE LEXUARAT