Një person plagoset në Durrës, u përfshi në konflikt në gjendje të dehur
Lajmifundit
/
17 Maj 2025, 21:40
Aktualitet
Një ngjarje është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Shërbimit Zjarrfikës në Durrës, ku një person është plagosur me thikë pas një debati.
Dyshohet se ai ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e konfliktit.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për të sqaruar rrethanat e ngjarjes