Video/ Dalin pamjet kur deputetët e PD sulmojnë gazetaren, Paloka i shkul “badge” nga qafa!

Aktualitet

Video/ Dalin pamjet kur deputetët e PD sulmojnë gazetaren, Paloka i

Ndërkohë që po zhvillohej protesta e opozitës, disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë refuzuar të flasin për kamerën e Euronews Albania ndërkohë që media ka shkuar për të pasqyruar protestën.

I pari ishte deputeti demokrat Edi Paloka i cili i kërkoi gazetares Sara Demushi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin e kamerës. Pas tij në mënyrë të ngjashme reagoi edhe Aldo Bumçi i cili u shpreh se nuk u pyet nëse donte të fliste për Euronews Albania, ndaj nuk pranoi të fliste.

Pas reagimeve të tyre, situata u tensionua dhe disa pjesëmarrës në protestë tentuan të mbulonin pamjen e kamerës së Euroneës albania, e madje kanë ofenduar gazetaren e cila u është afruar për të kuptuar e për të bërë mediatike shqetësimet e tyre.

Gjithashtu Klevis Balliu ka pasur një qasje jo pozitive ndaj gazetares Sara Demushi, duke i thënë se mund të qëndrojë në protestë por nuk mund të prekë qytetarët, ndërkohë që pjesëmarrësit në protestë kanë qenë ata të cilët kanë kërkuar largimin e kamerave.

 

ME TE LEXUARAT