Macron uron Edi Ramën për fitoren: Rizgjedhja juaj është e rëndësishme dhe për ne

Aktualitet

Macron uron Edi Ramën për fitoren: Rizgjedhja juaj është e

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren me votë plebishitare në zgjedhjet e 11 Majit. Partia Socialiste që ai drejton, ka fituar mandatin e katërt radhazi dhe si asnjë parti tjetër pas rënies së diktaturës, ka siguruar e vetme 83 mandate.

Macron i tha Edi Ramës se rizgejdhja e tij është shumë e rëndësishme për atë vetë dhe Shqipërinë, ama njëkohësisht është shumë e rëndësishme dhe për partnerët europianë të vendit tonë, sepse bashkë do të vazhdojnë rrugën e anëtarësimit në BE.

“Dua të filloj duke ju falenderuar për rizgjedhjen tuaj, për besimin që morët, që është e rëndësishme për ju dhe për ne të gjithë. Sepse është ky mandat që do na lejojë të vazhdojmë këtë agjendë kaq ambicioze, të dëshiruar nga vendi prej kaq vjetësh”, u shpreh Macron.

Presidenti francez e falenderoi Edi Ramën dhe për organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Europian, ku të pranishëm në Tiranë dje ishin 47 liderë europianë, ndërsa ai ishte histrorik sepse mbahej për herë të parë në një vend ballkanik.

“Faleminderit zoti kryeministër për pritjen tuaj të ngrohtë të djeshme. Si dje, dhe sot. Është një lumturi e madhe për mua të jem sërish këtu. Një vit e gjysmë pas vizitës sime të vjeshtës 2023 dhe pas vizitës tuaj në Francë në 2024. Ministrat tanë janë takuar gjithashtu.

Ju falenderoj dhe për organizimin e CPE, që është Samiti i parë i bërë në rajonin e Ballkanit. Faleminderit për pritjen tuaj dhe vazhdimin që do të bëjëm së bashku. Marrëdhënia jonë është e strukturuar”, përmbylli Emmanuel Macron.

 

ME TE LEXUARAT