Ndahet nga jeta gruaja e ish-kryeministrit Çeku, motra jep lajmin e trishtë: Ju bë krah Agimit në rrugëtimin e tij politik

Aktualitet

Ndahet nga jeta gruaja e ish-kryeministrit Çeku, motra jep lajmin e

Bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës Agim Çeku, Dragica është ndarë papritur nga jeta. Lajmin e trishtë e konfirmon familja Çeku, e cila thotë se njeriu i tyre i dashur ka mbyllur sytë përgjithmonë dje, më datë 16 Maj.

“Sot familjes tone ju nda nga jeta anetarja jone me e dashur, Dragica Çeku, gruaja e vellaut, Agimit. Njeriu i zemres se tij, krahu i tij i forte, perkrahja e Agimit ne te gjithe rrugetimin e tij ushtarak, luftarak e politik. Ia fali jeten rrugetimit te Agimit. Anetarja me e dashur, me e vecanta e jone Nuki”, shkruan motra e ish-kryeministrit.

Ifete Çeku teksa jep lajmin e trishtë, shkruan me fjalët më të ndjera për kunatën, duke theksuar se ajo nuk ishte vetëm gruaja e vëllait, por ishte bërë për familjen Çeku si motra e tyre, sepse i kishte qëndruar përkrah Agimit në gjithë rrugëtimin e tij politik e ushtarak.

“Eshte moter e jona, shoqe e mire, njeri i dashur shume shumeee per ne. Grua e ndershme, e bukur, e ndritshme. Familjare e perkushtuar shume. Grua me vyrtyte te larta njerezore, e rralle… E pamundur me e pranu qe e kemi humbur. Ka ikur ne qetesi pa trazuar askend , ashtu sic e kishte edhe jeten. Nuki. Do ta kujtojme dhe duam njesoj perhere”, përmbyll motra e ish-kryeministrit.

Agim Çeku ka lindir më 29 Tetor 1960 në fshatin Qyshkë të Pejës dhe është gjeneral ushtarak e politikan shqiptar nga Kosova, ish–Ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ish–Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Me prejardhje ushtarake, ai ishte një komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) gjatë Luftës së Kosovës që luftoi kundër sundimit serb në vitet 1998–1999, më herët ishte komandant në Luftën Kroate të Pavarësisë në Ushtrinë Kroate. Ai është i njohur nga kroatët me nofkën "Komandanti i Tokës së Djegur".

Më 2 mars të vitit 2006, pas dorëheqjes së kryeministrit Bajram Kosumi, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e propozoi dhe pastaj kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu e emëroi Agim Çekun për kryeministër të katërt të Kosovës së pasluftës. Kuvendi e aprovoi atë kryeministër më 10 mars të vitit 2006 dhe postin e mbajti deri më datën 9 janar 2008.

 

ME TE LEXUARAT