Fifi prek zemrat e ndjekësve me një mesazh të ndjerë për të birin: S’muj me kon nana ‘perfekte’ për ty bir
Lajmifundit
/
17 Maj 2025, 10:25
Showbiz
Këngëtarja e njohur Fifi, ka emocionuar ndjekësit e saj me një postim prekës në InstaStory, kushtuar të birit të saj të vogël.
Në postim, ajo ndan një moment ,një video-telefonatë me të birin, ndërsa bashkëngjitur me foton ka shkruar disa fjalë që reflektojnë ndjenjat e fajit dhe mungesës që përjeton në rolin e saj si nënë.
“A e din ca mdhem ma se shumti n’bote..? Qe s’muj me kon nana ‘perfekte’ për ty bir.
E kur Ma gesin n'men këte fatakt hala ma shumë m’djeg që s’jom çdo ditë afër teje. Ishallah ki mem fal bir,” shkruan Fifi me sinqeritet e dhembshuri.