Vrasje me thikë në Angli, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Vrasje me thikë në Angli, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

Një shqiptar 25-vjeçar dhe një letoneze 31-vjeçare janë arrestuar nga policia angleze pasi akuzohen  se kanë ekzekutuar me thikë një 30 vjeçar në Gravesend, Kent.

Policia e Kent u njoftua të martën në mbrëmje për një sherr jashtë një shtëpie në Augustine Road.

Viktima u gjet me plagë thike dhe, pavarësisht se u dërgua në spital, ndërroi jetë rrugës.

Të dy të dyshuarit, Shahim Bulica nga Shqipëria dhe Erika Korska nga Letonia, banues në Gravesend, u arrestuan rreth mesnatës së së enjtes.

Ata mbeten në paraburgim dhe pritet të dalin para Gjykatës Medway Magistrates të hënën.

Forcat e rendit bënë thirrje që kushdo që ka informacion të rëndësishëm mbi incidentin të kontaktojë autoritetet.

ME TE LEXUARAT