Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i njohur
Tristan Rogers, aktori australian i njohur për rolin ikonik të Robert Scorpio në serialin amerikan ‘General Hospital’, ka ndërruar jetë të premten në moshën 79-vjeçare. Lajmi tronditi familjen e serialit dhe fansat e tij në mbarë botën.
Producenti ekzekutiv i serialit, Frank Valentini, deklaroi: “E gjithë familja e ‘General Hospital’ është thellësisht e tronditur nga ndarja nga jeta e Tristan Rogers. Për 45 vjet, Tristan magjepsi fansat tanë dhe Port Charles nuk do të jetë më i njëjti pa të dhe pa Robert Scorpio-n.”
Rogers lindi në Melbourne, Australi, dhe nisi karrierën artistike si baterist në një grup muzikor. Pas disa eksperiencave si model dhe DJ, ai u zhvendos në Los Anxhelos për të ndjekur ëndrrën e tij në Hollywood. Në fillimet e tij, aksenti i fortë australian ishte pengesë, por në vitin 1980 arriti të marrë një rol dy-ditor në ‘General Hospital’, që më pas u shndërrua në personazhin e tij legjendar, Robert Scorpio.
Roli i Scorpio-s u bë një nga figurat më të dashura të serialit, me marrëdhënie të njohura për fansat, si ajo me Holly Sutton dhe bashkëpunimi me Anna Devane, me të cilën ndanin një vajzë, Robin. Rogers mbeti një pjesë e rëndësishme e ‘General Hospital’ për dekada, edhe kur nuk ishte pjesë aktive e kastit.
Fansat dhe kolegët e tij e kujtojnë për energjinë, karizmën dhe ndikimin e tij të paharrueshëm në botën e serialeve amerikane.