Para zjarrit që kërcënoi qytetin, në Delvinë u shfaq një tornado – shkatërroi kosheret e bletëve
Lajmifundit
/
16 Gusht 2025, 22:46
Aktualitet
Janë publikuar pamje të frikshme pak përpara momentit të zjarrit të madh, që përfshiu zonën e Delvinës.
Në këto pamje, duket se përpara se të bjerë zjarr, ka pasur një erë në formë tornadoje të pazakontë.
Era ka marrë përpara kosheret e bletëve, duke shkatërruar një pjesë të mirë të tyre.
Pas këtij momenti, ka nisur edhe zjarri përreth qytetit të Delvinës, që u kthye në një situatë të pazakontë, teksa shumë qytetarëve iu rrezikua edhe jeta.
Edhe pse shumë banorë fjetën jashtë banesave, fatmirësisht nga flakët, nuk kishte viktima.