A u helmua bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani? Çfarë zbuluan ekzaminimet!

Aktualitet

A u helmua bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani?

Zbulohet shkaku për të cilin i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, përfundoi në urgjencën e QSUT-së, mbrëmjen e së shtunës. Pas kryerjes së të gjitha ekzaminimeve nga mjekët e QSUT, mësohet se komplikacionet në gjendjen shëndetësore të Dumanit erdhën pas një krize epileptike, duke shuar kështu dyshimet për një helmim të mundshëm.

Fillimisht u aludua se Dumani ishte helmuar nga ushqimi që kishte konsumuar në qeli, dhe krejt papritur kishtë rënë në gjendje të fikti. 

Ndërkohë, ditën e djeshme Dumani ka dalë nga qelia, ku mbahet nën masa të rrepta sigurie. Pas kontrolleve të kryera në QSUT, mjekët kanë përfunduar se gjendja shëndetësore e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, nuk kërkon trajtim spitalor. 

Kjo është hera e dytë që Dumani shfaq probleme të tilla, ndërsa edhe më herët mjekët e burgut 313 kishin rekomanduar një kontroll më të hollësishëm. Aktualisht, Dumani mbahet në ambientet e dikurshme të 41-bisit, tashmë të përshtatura për të penduarit e drejtësisë me kërkesë të SPAK.

Përveç tij, në këtë sektor ndodhen edhe 12 të penduar të tjerë, por Dumani dhe Erjon Alibej konsiderohen dëshmitarët më të fortë të strukturës antikorrupsion.

ME TE LEXUARAT