Aksident i rëndë tek zona "Ali Demi", përplaset makina me motorin
Lajmifundit
/
5 Qershor 2025, 15:55
Aktualitet
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Idriz Dollaku në Ali Demi.
Si pasojë e aksident një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Mësohet se një motor dhe një makinë janë përplasur me njëra-tjetrën dhe ndodheshin në krahun e kundërt.
Gjithashtu bëhet e ditur se i plagosuri ndodhej në motor, ndërsa në makinë ndodhej një vajzë e re.