Foto/ Mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Lajmifundit
/
7 Qershor 2025, 15:02
Aktualitet
Dita e sotme ka krijuar një varg kilometrik në Rrugën e Kombit, ku me mijëra tifozë nga Kosova po vijnë drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Edhe pse nuk kanë të gjithë bileta, mijëra vetë nga Kosova duan të jenë të pranishëm në Tiranë në këtë ndeshje historike. Ata janë të bindur për fitoren e kuqezinjve.
"Po shkoj në bregdet. Shpresoj të mos ketë provokime nga serbët. Unë parashikoj 2-1 për Shqipërinë", tha një tjetër.
Ndërkohë, ndër qytetarët që po kalonin kufirin kishte edhe jo tifozë që udhëtonin për arsye pune. Një prej tyre, nga Serbia, u shpreh se ndeshja pritet të jetë e barabartë.