Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas motorin, humb jetën 36-vjeçari
Lajmifundit
/
22 Maj 2026, 21:54
Aktualitet

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend drejtuesi i motomjetit, një 36-vjeçar.
Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes.


