“Aksident në Korçë–Pogradec, ‘Benzi’ përplaset me barrierat, drejtuesi niset me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, ku një automjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin.
Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip “Benz” ka goditur barrierat mbrojtëse anësore dhe më pas ka përfunduar jashtë karrexhatës. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime serioze.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila e ka transportuar të plagosurin drejt Spitalit Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.
Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


