“Landi i ‘West Side Family’ tregon si e mori vesh humbjen e mikut të ngushtë, Dr. Florit dhe karrierën e gjatë

Këngëtari Roland Hysi i njohur si Landi ka folur së fundmi për karrierën e tij të gjatë, industrinë muzikore dhe për humbjen e mikut të ngushtë, Dr. Flori, anëtar i grupit “West Side Family”. I ftuari në emisionin e Meriton Mjekiqit, artisti ka treguar momentin kur mori lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Florit. Ai thekson se lajmin e mori vesh nga lajmet në televizor.
“Florin tha e kanë marrë me ambulancë, e mora vesh nga telefonatat dhe lajmet në televizor që ka ndërruar jetë dhe isha… mendova pas kësaj nuk do të kemi mundësi të prodhojmë,” u shpreh ai
Landi dhe Armir Shahini, kanë vazhduar më pas me label-in e tyre duke sjellë projekte të shumta. Pjesë e këtij grupi pas ndarjes nga jeta të Florit u bë vëllai i tij, Alban Kondi.
Intervista e Hysit prek temat personale dhe emocionuese, duke ofruar një pasqyrë të hapur mbi sfidat dhe kujtimet e lidhura me një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare. Përveç rrëfimit për humbjen e Dr. Florit, diskutohet edhe situata aktuale në industrinë muzikore dhe planet për projekte të ardhshme.


