I paralizuari 3 muaj pa bonus qiraje, çfarë ndodhi pas transmetimit të rastit

Problematika e trajtuar në emisionin “Stop”, në Tv Klan, sot më 8 prill lidhej me qytetarin Sokol Cakaj, banues i Njësinë Administrative nr. 7 në Tiranë, i cili prej vitesh përballet me paralizë dhe vështirësi të mëdha ekonomike.
Për të përballuar jetesën, ai kishte aplikuar për bonus qiraje pranë Bashkisë Tiranë, duke shpresuar se kjo ndihmë do t’i lehtësonte sadopak barrën mujore.
Fillimisht, gjithçka dukej në rrugën e duhur, por më pas, procedura nisi të zvarritej. Për tre muaj me radhë, Sokol Cakaj u detyrua ta paguante vetë qiranë.
Për rastin e tij, i cili është publikuar edhe më herët, më datë 27 mars nga emisioni “Stop”, gazetarja kontaktoi Drejtorinë e Strehimit, që premtoi të merrej me zgjidhjen e çështjes.
“Kërkoj të merret vendimi sa më shpejt”, pohoi gjatë denoncimit të rastit të tij, Cakaj.
Disa ditë më vonë mësojmë se Këshilli Bashkiak i Tiranës ia miratoi bonusin e qirasë qytetarit Sokol Cakaj./tvklan


