E moshuara rrëzohet nga shkallët duke shkundur tapetin, dërgohet me urgjencë në spital

Aktualitet

E moshuara rrëzohet nga shkallët duke shkundur tapetin, dërgohet

Një ngjarje dramatike ka ndodhur mbrëmjen e sotme (8 prill) në qytetin e Korçës.

Një grua e moshuar mbeti e plagosur rëndë pasi u rrëzua nga shkallët e pallatit aksidentalisht, teksa ishte duke shkundur tapetin.

Paraprakisht dyshohet se gruaja ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, teksa hetimet vijojnë. Ngjarja ka ndodhur në një pallat pranë teatrit “Andon Zako Çajupi”.

E moshuara është dërguar me urgjencë në spital për mjekim, teksa u transportua me barrelë në ambulancë.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Ngjarja sapo ka ndodhur në një pallat në afërsi të teatrit Andon Zako Ccajupi.

ME TE LEXUARAT