Aksident në Qafë Thanë/ Dy makina përplasen rëndë, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Aktualitet

Aksident në Qafë Thanë/ Dy makina përplasen rëndë,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafë Thanë, ku dy automjete, njëra prej të cilave taksi, u përplasën me njëra-tjetrën.

Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri ndodhet në gjendje kritike. Dy të tjerët pësuan lëndime të lehta. Goditja ishte aq e fortë sa të dy mjetet u shkatërruan thuajse totalisht.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që autoritetet po presin ekspertizën e grupit hetimor për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

ME TE LEXUARAT