Arrest shtëpie për Martina Pajollarin, çështja “Martin Ceco” në rigjykim! Flet e akuzuara

Aktualitet

Arrest shtëpie për Martina Pajollarin, çështja

Martina Pajollari ndodhet prej dy javësh në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pas një vendimi të gjykatës, për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit.

Kjo masë është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë, njësoj si më herët për tre të akuzuarit e tjerë, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo.

Të katër personat akuzohen zyrtarisht nga prokuroria për vrasjen e të riut Martin Ceco, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2022.

Ndërkohë, në qershor të vitit 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë, pas kërkesës së mbrojtjes, vendosi prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe rikthimin e çështjes për rigjykim me një trupë tjetër gjyqësore në Korçë. Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa katër të akuzuarit ndodhen aktualisht në arrest shtëpie.

 

E kontaktuar nga Euronews Albania pak minuta më parë, Martina Pajollari nuk ka pranuar të japë një deklaratë për mediat, duke u shprehur se:

“Gjithçka që kam për të thënë, e kam thënë në gjykatë. Nuk dua të flas për mediat.”

ME TE LEXUARAT