Berat/ Rritja e çmimit të karburantit sjell rritje të çmimeve të shportës! Pensionistët, shtresa më në vështirësi

Aktualitet

Berat/ Rritja e çmimit të karburantit sjell rritje të

Prej më shumë se dy javësh edhe ne Berat qytetarët po përballen me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Tregtarët e lidhin rritjen drastike të çmimeve më rritjen e çmimit të karburanteve. Situata ka sjellë rënie të blerësve, të cilët i konsiderojnë të papërballueshme çmimet. Më të prekurit duket se janë të moshuarit që të ardhurat e vetmi i kanë nga pensioni.

Rritja e menjëhershme e çmimeve dhe sidomos atyre të shportës po ndikon ndjeshëm në ekonominë e shumë familjeve.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve, pasi sipas tyre rritjet e çmimeve dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.

ME TE LEXUARAT