“7 shenja që Universi po përpiqet të të thotë diçka”

Soft

“7 shenja që Universi po përpiqet të të thotë

Gjithçka në jetën tonë është e ndërlidhur. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Çdo rastësi apo ngjarje e papritur është e lidhur me atë që ka qenë, është apo do të jetë në jetën tonë.

Secili prej veprimeve tona dërgon një valë energjie në Univers. Pa e ditur, ti i transmeton mendimet e tua tek njerëzit e tjerë. Sinkroniciteti është ligji i unitetit. Nuk ekzistojnë kufij mes teje, njerëzve të tjerë dhe gjërave rreth teje. Të gjithë jemi të lidhur.

Nuk ekzistojnë rastësi. Secila prej tyre mbart një mesazh të veçantë.

Kur je në të njëjtën gjatësi vale me atë që dëshiron vërtet, rriten mundësitë për ta arritur atë. Prandaj të gjitha takimet me njerëz të ngjashëm ndodhin “rastësisht”. Kjo ndodh sepse funksiononi në të njëjtën frekuencë. Sinkroniciteti punon fort për t’i lidhur këta njerëz.

Psikologu i famshëm Carl Jung (pas një konflikti me Freud) zhvilloi një teori të tërë mbi këtë temë. Ai krijoi termin “sinkronicitet” për të shpjeguar thelbin e të ashtuquajturave rastësi domethënëse.

Ke takuar papritur një mik të vjetër që nuk e kishe parë prej vitesh? Po, ky takim mund të bëjë vërtet një ndryshim të madh në jetën tënde. Është një lloj “sinjali” nga universi. Bëhet fjalë për atë ndjesinë e çuditshme kur e di që, pavarësisht të gjitha kthesave të mundshme në jetën tënde, ndodhesh në vendin e duhur në momentin e duhur.

Po pyet veten nëse ky fenomen ka ndodhur edhe në jetën tënde? Ja 7 shenjat më të zakonshme që Universi po përpiqet të të thotë diçka përmes sinkronicitetit:

1 ) Personi për të cilin po mendoje të telefonon. Merr një mesazh ose e takon rastësisht në rrugë personin për të cilin ke menduar kohët e fundit. Ndoshta nuk e kishe parë dikë prej shumë vitesh, por papritur merr një mesazh prej tij.

2 ) Gjen rastësisht zgjidhjen e një problemi që e kishe prej kohësh. Mund të jetë diçka e thjeshtë dhe e papritur. Megjithatë, zëri yt i brendshëm thërret: “Ja! Kjo është ajo që të duhet!”

3 ) Shikon një film ose serial dhe të duket sikur jeta jote po shfaqet në ekran. I kupton vërtet personazhet, sepse edhe ti ke përjetuar gjëra të ngjashme.

4 ) Dëgjon të panjohur në transportin publik duke folur pikërisht për një problem që po përballon. Papritur, dëgjon të tjerë të thonë saktësisht atë që mendon edhe ti.

5 ) Ndonjëherë Universi na dërgon personin që na duhet, pikërisht në momentin kur na duhet. Takon papritur dikë që ka njohuritë dhe informacionin për të të ndihmuar të kalosh vështirësitë dhe problemet.

6 ) Papritur (por pa dyshim në momentin e duhur) merr një shenjë që po bën gjithçka siç duhet. Je i mërzitur? Në mënyrë të papritur, një mik ose i afërm mund të të shkruajë dhe të të ngrejë moralin. Pa e ditur, ai ose ajo të ndihmon pikërisht kur ke më shumë nevojë.

7 ) Kur papritur sheh kombinimin e numrave 11:11. Kjo është një lloj konfirmimi që je në rrugën e duhur. Je në të njëjtën gjatësi vale me atë që Universi ka përgatitur për ty.

ME TE LEXUARAT