Sherri nisi në Turqi dhe përfundoi me plumba në Shqipëri/ Si u plagos turku në lokal, arma e autorit u bllokua

Aktualitet

Sherri nisi në Turqi dhe përfundoi me plumba në Shqipëri/ Si

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i ngjarjes së mbrëmshme ku mbeti i plagosur shtetasi turk Halil Uçar, 39 vjeç.

Ky i fundit paraditen e sotme pritet të merret në pyetje nga grupi hetimor për të kuptuar motivet e konfliktit.

Dyshohet se mes tyre ka patur dhe një sherr para pak ditësh dhe mbrëmjen e së hënës në lokal e kishin lënë për tu sqaruar.

I plagosuri është qëlluar me një plumb në shpatull,  dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Autori, shtetas turk gjithashtu, ka tentuar disa herë të qëllonte ndaj shënjestrës, por vetëm një plumb është shkrepur, pasi i është bllokuar pistoleta.

ME TE LEXUARAT