Dhunohet me sende të forta një 60-vjeçar në Vlorë, transferohet drejt Tiranës
Lajmifundit
/
26 Prill 2026, 10:44
Aktualitet

Një 60-vjeçar i identifikuar si Isuf Kanani është dhunuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në bypass-in e Lungomares, në brendësi të pallateve, ku 60-vjeçari është dhunuar me sende të forta.
Ai është transportuar fillimisht në spitalin e Vlorës, ku është diagnostikuar me “paz capitis”, ndërsa për shkak të gjendjes do të transferohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


