Dosja “Partizani”, Berisha kërkon Ramën si dëshmitar, SPAK: E vendos Gjykata

Aktualitet

Dosja “Partizani”, Berisha kërkon Ramën si dëshmitar,

Ka nisur gjyqi për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë. Në këtë seancë, prokuroria do të paraqesë kundërshtimet për sa u përket kërkesave për prova të bëra nga të pandehurit.

SPAK njoftoi se nuk ka arsye për ndryshim të akuzës ndaj noteres që është e pandehur në këtë process dhe se për këtë nuk ka vend për pushim të akuzës.

SPAK: Për kërkesën për prova të Fatmir Bektashi dhe shoqërisë “Kontakt”, jemi dakord për dëshmitarin. Për sa u përket aktekspertimeve të kërkuara nga kjo shoqëri, duhet të saktësohen të dhënat e tjera. Për ekspertimin kontabël të merret për bazë ai që kemi sjellë si provë, por nëse i pandehuri nuk është dakord, ka të drejtën të rezervojë të drejtën për ta rikryer ekspertimin.

SPAK kërkoi gjithashtu që pretendimet për papërdorshmëri ose paligjshmëri të provave të mos merren parasysh dhe të rrëzohen.

Sa i përket kërkesës së Sali Berishës për të thirrur si dëshmitar kryeministrin Edi Rama, prokuroria theksoi se kjo do të vendoset nga gjykata.

SPAK: Në lidhje me kërkesat për papërdorshmëri apo paligjshmëri të provave, kërkojmë që këto pretendime të mos merren parasysh dhe të rrëzohen. Kërkesa e Sali Berishës për të thirrur si dëshmitar Edi Ramën i lihet në vlerësim gjykatës.

ME TE LEXUARAT