Njoftimi i ambasadës së SHBA/ “Thërrisni Këshillin e Sigurisë”, Peleshi i përgjigjet Mediut: Mos përhapni panik në publik

Politikë

Njoftimi i ambasadës së SHBA/ “Thërrisni Këshillin e

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, iu përgjigj Fatmir Mediut pas kërkesës së tij për të thirrur me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, një ditë pas paralajmërimit të ambasadës së SHBA-së se Irani mund të përbëjë kërcënim për Shqipërinë.

Peleshi i bëri thirrje Mediut të tregojë më shumë kujdes me deklaratat dhe të shmangë përhapjen e panikut në publik. Ai theksoi se fjalët e një deputeti kanë ndikim të madh në opinion dhe mund të shkaktojnë shqetësim, edhe nëse deklarata nuk ka baza konkrete. Sipas Peleshit, thirrjet e tilla duhet të diskutohen më parë në mënyrë private, dhe jo në publik, për të shmangur keqkuptime dhe përfitime politike.

 

“Ju bëj thirrje shumë serioze që si politikan me eksperiencë të ngriheni në lartësinë e përgjegjësisë të fjalëve që thoni, sepse kanë pasoja në opinion, sepse e thënë nga një deputet merret seriozisht dhe mund të shkaktojë panik edhe pse mund të jetë një deklaratë pa baza. Thirrje të tilla serioze t’i konsultojmë në biseda jo publike, sepse populli mendon se e keni menduar gjatë nuk e dinë se shpesh herë krijohet për politikë”, tha Peleshi.

 

ME TE LEXUARAT