“Shko jep hesap para drejtësisë, ke vrarë 26 veta”/ Balla përplaset me Mediun: Mos më hajde këtu fare!

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”.
Balla, teksa iu përgjigj opozitës, pati edhe një moment tensioni me deputeti Fatmir Mediu, të cilit i tha se duhet të japë hesap para drejtësisë, pasi ka vrarë 26 persona në Gërdec.
“Jep hesap para drejtësisë, mos më hajde këtu fare! Ti shko jep hesap para drejtësisë ke vrarë 26 veta.
Na bën si përfaqësues i amerikanëve ka 20 vjet. Mjaft na bërë sikur je përfaqësues i kongresit”, iu drejtua Balla, Mediut.
Ndërsa Mediu dëgjohet të thotë “boll o boll”.
Më herët Fatmir Mediu kërkoi që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare në lidhje me rrezikun e mundshëm që Shqipëria mund të ketë nga Irani, ashtu siç deklaroi ambasada amerikane.


