E rëndë! 57-vjeçari tenton t'i japë fund jetës nga kati i dytë i një pallati në Fresk!
Një 57-vjeçar ka tentuar t'i japë fund jetës në zonën e Feskut, Tiranë.
Mësohet se shtetasi me iniciale B.B., në gjendje të rëndë psikologjike ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i një pallati por fatmirësisht policia ka parandaluar ngjarjen e rëndë.
"Ditën e djeshme, në Fresk, shtetasi B. B., 57 vjeç, dyshohet se duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i një pallati. Pas negociatave me shërbimet e Policisë, ky shtetas është zbritur nga lartësia. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.