Rama me gratë në Kamzë: Burrat janë çyrykë që nuk ndryshojnë

Politikë

Rama me gratë në Kamzë: Burrat janë çyrykë

Kryeministri Edi Rama e ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 11 majit pasditen e së dielës në një takim të zhvilluar me gratë në qytetin e Kamzës.

Ai i kërkoi grave socialiste që të bashkëpunojnë me gratë demokrate për të votuar Partinë Socialiste, ndërsa burrat i quajti sërish çyryk, duke thënë se ata shohin vetëm ngjyrën e fanellës.

“Duhet të punoni, të bashkëpunoni me gratë demokrate, të cilat e kuptojnë shumë mirë kalimin nga politika në realitet.

Burrat kur janë tifozë janë çyryk, nuk shohin, shohin vetëm ngjyrën e fanellës.

Vota nuk është një biletë për të parë skuadrën, por një zgjedhje për të gjitha punët e mira që të shkojnë përpara”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT