Ish-banorja akuzon produksionin e BBVA: Unë e di kush e ka të blerë çmimin e madh!

Showbiz

Ish-banorja akuzon produksionin e BBVA: Unë e di kush e ka të

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Briseida Xhelaj, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale vetëm pak orë pas finales së madhe të këtij edicioni.

Në Facebook, Briseida ndau një fotografi nga momenti kur ajo dhe partneri i saj hynë në shtëpi si çift, duke u prezantuar si një konkurrent i vetëm. Megjithatë, ajo që ka ngjallur më shumë diskutime është përshkrimi që e shoqëronte foton, ku Briseida lë të nënkuptohet se fituesi i këtij sezoni ishte vendosur paraprakisht.

 “Edhe pse fituesja doli në 29 Dhjetor. Cili nga këta që janë akoma e fiton BBVIP4 dhe pse? Unë e di kush e ka të blerë çmimin se ua kam thënë në 19… do e dëgjoni që do dali fjala ime”, shkroi ajo, duke ngritur dyshime për një skenar të parashkruar dhe për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Briseida, e cila me profesion është mjeke, nuk pati mundësinë të bëhej konkurrente zyrtare në garën kryesore. Ajo dhe partneri i saj ishin pjesë e formatit paralel “Shtëpia e 7 Xhuxhave të Borëbardhës” brenda BBVA, nga e cila vetëm tre banorë fituan të drejtën për të kaluar në shtëpinë kryesore.

ME TE LEXUARAT