Ramën e presin me këngë për Berishën: Plas mor në hava, vota për ty nuk ka!
Kryeministri Edi Rama u ndal në Ersekë të shtunën gjatë takimeve me qytetarët. Një grup grash performuan një këngë të vjetër polifonike që daton prej 1905, ku përmendej bufi, epitet që Rama i ka vendosur kreut të PD, Sali Berishës.
Kryeministri nuk e ka mbajtur të qeshurën gjatë performancës.
Po ashtu Rama vizitoi Spitalin rajonal aktual, ku i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu u njoh me projektin e ri, të ekspozuar në mjediset e jashtme të Spitalit, si dhe u takua me stafin e mjekëve dhe infermierëve që shërbejnë aty.
"Punimet do nisin brenda vitit, duhet rehabilituar godina e vjetër", tha Rama.