Berisha: Opozita u ringjall që të përzejë antikrishtin nga trojet shqiptare!

Politikë

Berisha: Opozita u ringjall që të përzejë antikrishtin nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përcolli sot mesazhe urimi për Pashkën edhe nga Kisha Ortodokse Autoqefale.

Berisha tha ndër të tjera se qeveria u përpoq ta fshijë opozitën, por kjo e fundit sipas tij u ringjall. 

Ringjallja në një farë mënyre të duket se ka një djep edhe në Shqipëri.

"Ringjallja e Krishtit është ngjarja më e madhe në historinë e qytetërimit perëndimor. Por edhe ringjallja e besimeve fetare nga këta burra të përkushtuar pafundësisht që i ngritën ato nga shkrumbi, nga hiri i diktaturës dhe i shndërruan sot në institucione të dashura, të respektuara, të fuqishme që japin një ndihmesë shumë të madhe, si në mësimet e shenjta ashtu dhe në shkollimin, në ndihmën e atyre që janë më në nevojë.

Një ndihmë të pazëvendësueshme. Kështu që, në një mënyrë, historia e tyre është historia e ringjalljes. Pra, është dëshmi e pavdekësisë.

Në fakt e ka një analogji edhe me opozitën shqiptare. U përpoqën ta fshijnë nga faqja e dheut, u ringjall, u ringjall dhe sot është me e fuqishme se kurrë, që të përzejë antikrishtin nga trojet shqiptare", tha Berisha.

 

ME TE LEXUARAT