Zbardhet sherri i shqiptarëve në Kretë me 4 të plagosur, si vjehrri sulmoi me copë xhami dhëndrin!

Aktualitet

Zbardhet sherri i shqiptarëve në Kretë me 4 të plagosur, si

U desh ndërhyrja e policisë greke për të qetësuar sherrin që shpërtheu në një familje shqiptare në Rethymno të Kretës mbrëmjen e së shtunës.

Sipas burimeve lokale, çdo gjë nisi pas një sherri mes çiftit të familjes dhe në vazhdim gjërat u përkeqësuan prej ndërhyrjes së familjarëve të të dy palëve. Pas një sherri të ashpër, një dhëndër dhe vjehrri u dërguan të plagosur në spitalin e Rethymnos, ndërsa një person tjetër u plagos lehtë.

Katër janë të arrestuarit përfshirë edhe dy të plagosurit, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim policor.  I pari në fakt ka një plagë të rëndë në qafë dhe, siç është konstatuar, është goditur me një copë xhami gjatë përleshjes.

Ai po trajtohet në Repartin e Mjekimit Intensiv, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritet thanë se po hetojnë shkaqet e përplasje mes familjeve shqiptare dhe problemet mes çiftit që ishte edhe fillesa e sherrit mes tyre. Hetimet po kryhen prej Drejtorisë së Anti krimit të policisë së Rethymos.

ME TE LEXUARAT