Operacion i madh policor pas vrasjes së dy personave në Gjermani

Bota

Operacion i madh policor pas vrasjes së dy personave në Gjermani

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Gjermani të dielën për të gjetur një ose më shumë sulmues, që vranë dy burra një ditë më parë në qendër të vendit, tha policia.

Trupat e dy viktimave, të dyja me plagë me armë zjarri, u gjetën para një adrese banimi në Bad Nauheim, një qytet në veri të Frankfurtit, të shtunën pasdite, tha policia e qytetit Giessen.

“Një dislokim i madh i policisë të mbështetur nga një helikopter, për të gjetur autorin ose autorët”, shtoi zëdhënësi.

Nuk ka ende të dhëna për “rrethanat, apo motivin e autorëve”, thanë ata. Policia dhe prokuroria kanë hapur një hetim.

Bad Nauheim është 25 kilometra në veri të Frankfurtit dhe ka një popullsi prej rreth 33,000. Ishte i famshëm për faktin se ishte vendi ku Elvis Presley kreu shërbimin ushtarak amerikan midis viteve 1958 dhe 1960, dhe ku takoi gruan e tij të ardhshme, Priscilla Presley. 

ME TE LEXUARAT