U konfliktuan me efektivët e policisë dhe i dëmtuan automjetin, arrestohen 3 vëllezër në Dibër!

Aktualitet

U konfliktuan me efektivët e policisë dhe i dëmtuan automjetin,

Tre shtetas kanë rënë në prangat e policisë në Dibër, pasi kanë kundërshtuar me forcë efektivët gjatë kryerjes së dëtyrës dhe kanë dëmtuar automjetin e uniformave blu.

Mësohet se në pranga kanë rënë 3 vëllezër, përkatësisht shtetasit A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç, dhe A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë.

"Dibër-Kundërshtuan me dhunë shërbimet e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet të saj, Policia e Dibrës vë në pranga 3 shtetas. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, kanë vënë në pranga shtetasit:

A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç, dhe A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë (vëllezër me njëri-tjetrin). Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”, dhe “Shkatërrim i pronës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT