Ambasada Amerikane në Tiranë tregon çfarë kemi bërë gabim deri më sot në aplikimin për vizë drejt SHBA-së!

Aktualitet

Ambasada Amerikane në Tiranë tregon çfarë kemi

Ambasada Amerikane në Tiranë u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm gjatë procesit të aplikimit për vizë.

Në një mesazh të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Ambasada nënvizon rëndësinë e shmangies së agjencive të vizave dhe thekson se çdo aplikant është vetë përgjegjës për informacionin e dhënë.

Për të ndihmuar aplikantët, është publikuar një video shpjeguese e cila udhëzon hap pas hapi në të gjithë procesin, ofron këshilla praktike dhe thekson rëndësinë e saktësisë dhe sinqeritetit gjatë intervistës.

"Shmangni agjencitë e vizave dhe ruajeni këtë video shpjeguese në momentin që jeni gati të filloni aplikimin tuaj për vizë. Pjesë e zbatimit të ligjit do të thotë të plotësoni saktë aplikimin për vizë dhe të jeni të sinqertë gjatë intervistës.

Kjo video shpjeguese ju udhëzon gjatë gjithë procesit, ofron këshilla të dobishme dhe tregon detajet kryesore për të plotësuar saktë aplikimin. Kini kujdes kur të aplikoni , JU jeni të vetmit përgjegjës për informacionin që dërgoni, edhe nëse e plotësoni me një agjenci", njofton ambasada.

ME TE LEXUARAT