Vdekja e punëtorit në aeroportin e Vlorës, arrestohet admintratori i firmës së ndërtimit! Merret nën hetim dhe përgjegjësi!
Policia e Vlorës ka arrestuar admintratorin e një kompanie ndërtimi e cila ka marrë përsipër punimet e aeroportit në Akërni. Kjo pasi ditën e djeshme humbi jetën punëtori i firmës D.H., 38-vjeç., i cili u rrëzua nga lartësia ku punonte.
Dyshohet se kompania e punimeve nuk ka zbatuar rregullat dhe ka shkelur detyrimet ligjore për masën e sigurisë teknike në punë.
"Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 19.04.2025, në ambientet e aeroportit në ndërtim, në Akërni, ku humbi jetën si pasojë e rrëzimit nga lartësia, shtetasi D. H., 38 vjeç, punonjës i kompanisë së ndërtimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë së ndërtimit.
Si dhe nisën procedimin penal për shtetasin U. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i punimeve në të njëjtën kompani. Këta shtetas dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për zbatimin e masave të sigurisë teknike në vendin e punës, çka ka sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit D. H.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.