Edi Rama PARALAJMËRON tregtarët: STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Nga e hëna do të sekuestrohen
Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një paralajmërim për të gjithë fermerët dhe prodhuesit e bulmetit lidhur me sistemin e fiskalizimit në bizneset që tregtohen.
Rama është shprehur se duke filluar që nga dita e hënë, çdo prodhim që nuk disponon faturë, do të sekuestrohet dhe subjektet tregtuese do të përballen me gjoba maksimale.
Kjo nismë është pjesë e planit për “Shqipërinë 2023” dhe rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kryeministri i cilëson këtë nismë si një garanci për rritjen e standarteve shqiptare në tregtim dhe cilësisë ushqimore, ndërsa thekson se shteti do të garantojnë plotësisht mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.
Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm.
Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe Ministri i Financave Petrit Malaj në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm”, shkruan Rama në facebook.