“Ekip i ri, synime të reja", Dafina Zeqiri lë pas të shkuarën, nis një kapitull të ri
Këngëtarja e njohur edhe e dashur për publikun Dafina Zeqiri ka publikuar në rrjete sociale një mesazh për ndjekësit, se ka mbyllur një periudhë jo të lehtë të jetës së saj.
“Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllur ke qenë”, shkruan këngëtarja duke shtuar se tashmë ndjehet e lirë, e lumtur dhe e shëndetshme.
Mesa duket Dafina ka vendosur të fokusohet te vetja e saj dhe në një rrugëtim të ri profesional dhe personal.
Artistja la të nën kuptohet se është në një fazë që po ndryshon çdo gjë, duke shkruar: "Ekip i ri. Synime t ‘reja. Kapitull i ri.” Ndërsa mesazhin e saj e shoqëroi me disa hashtagë si #BigTeam, #BiggerGoals dhe #NewEra.
Kujtojmë se para pak kohësh u aludua se Dafina ka ndërprerë bashkëpunimin me grupin e labeli SBS Entertainment, dyshohet se shkak ishte xhelozia e partnerit të saj Kreshnikut.