EMRAT/ Pallati i konfiksuar në Vlorë, procedohen investitorët, njëri prej tyre, ish-drejtori i Urbanistikës

Aktualitet

EMRAT/ Pallati i konfiksuar në Vlorë, procedohen investitorët,

Policia e Vlorës ka bërë sot një njoftim që lidhet me pallatin ku dje u raportua se IKMT kreu kontrolle. Sipas njoftimit të policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materiale në Prokurori për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe nisën procedimin penal për 53-vjeçarin Fatmir Halla dhe 51-vjeçarin Erjon Ahmataj të dy banues në Vlorë.

Bëhet me dije se ky procedim ndaj tyre erdhi pasi në cilësinë e investitorit dhe administratorit të një subjekti ndërtues, u konstatuan në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, në lagjen “10 Korriku”, rruga “Ibrahim Avdullai”, në Vlorë. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. H., 53 vjeç, dhe E. A., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi në cilësinë e investitorit dhe administratorit të një subjekti ndërtues, këta shtetas u konstatuan në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, në lagjen “10 Korriku”, rruga “Ibrahim Avdullai”, Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leja për këtë pallat me 8 kate ishte dhënë në korrik të 2021, ndërsa aktualisht punimet ishin në katin e dytë. Zhvillues është kompania "Armeer Konstruksion" dhe Fatmir Halla, ndërsa punimet po i zbatonte firma “Stroytech”. "Armeer Konstruksion”, një ndër zhvilluesit e pallatit, është në pronësi të Erjon Ahmataj, i cili ka qenë Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë Vlorë.

ME TE LEXUARAT