Akuzohet si bashkëpunëtor i krimit, SPAK mbyll hetimet për Jurgis Çyrbjan! Sa vite burg rrezikon ish-deputeti

Aktualitet

Akuzohet si bashkëpunëtor i krimit, SPAK mbyll hetimet për Jurgis

SPAK ka çuar për gjykim çështjen në ngarkim të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, ndërsa të pandehur të tjerë në këtë dosje janë edhe Ahmet Masha dhe Altin Hajri.

Për herë të parë, SPAK bën me dije se janë administruar biseda dhe të dhëna nga aplikacioni “Matrix”, ndërsa të dhënat janë përfituar nëpërmjet letrës porosi të dërguar autoriteteve holandeze. Ish-deputeti akuzohet nga SPAK për veprat penale: “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Në dosjen e SPAK thuhet se ish-deputeti Jurgis Çyrbja ka pasur miqësi me Altin Hajrin, duke i premtuar këtij të fundit ndihmë në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve. Sipas njoftimit të SPAK, ka dyshime se Jurgis Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale përmes komunikimeve në aplikacionet “Sky ECC” dhe “Matrix”.

Një tjetër element i rëndësishëm që del në pah nga hetimet e SPAK është fakti që Altin Hajri dhe persona të tjerë kanë komunikuar në platformën “Matrix” pas arrestimit të Jurgis Çyrbjes më 20 tetor 2024 dhe të Ahmet Mashës gjatë periudhës tetor-dhjetor 2024.

 

 

 

ME TE LEXUARAT