Erogen Brajoviç u godit me tre plumba, i prekën arteriet kryesore! Dërgohet drejt spitalit të Traumës
Erogen Brajoviç, shënjestra e atentatit në Shkodër, është drejtuar Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Raportohet se plumbat i kanë prekur arteriet kryesore.43-vjeçari ka marrë tre plumba në trup, ndërsa me një plumb është goditur Liridon Kraja, i cili ndërroi jetë.Disa plumba ka marrë edhe viktima tjetër Armando Pali dhe dy plumba kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në rëpartin e reanimacionit.
Autori Ragip Gila ka qenë i armatosur me dy armë, si dhe ka pasur të veshur jelek antiplumb.Ai ka hyrë brenda në lokal dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Më pas ka dalë jashtë nga dera e dytë e lokalit, në një rrugicë pas bashkisë së Shkodrës, ku me armë në duar ka ecur për disa metra dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur automjetin tip BMW ngjyrë gri, me të cilin është larguar.
Gjatë rrugës në ikje, ai është përplasur me dy automjete, e pasi ka mbërritur në lagjen Skënderbeg, ka braktisur mjetin dhe në këmbë ka tentuar të largohet nga lumi Kir. Policia, përmes forcave Shqiponja, ka arritur ta ndalojë dhe vërë në pranga, duke i sekuestruar dhe armët.Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, anëtar i fisit Bajri, dhe vëllai i Denis Brajoviç (Bajri).
Të vrarë mbetën miku i tij, Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi), truproja. Plumbat kanën edhe kamarieren 25-vjeçare të lokalit ku ndodhi ngjarja, Meri Kaceri, e cila ka dëmtime të leh