GJKKO detyron SPAK t’i kthejë materialet e fundit të sekuestruara gazetarit Elton Qynos!

Aktualitet

GJKKO detyron SPAK t’i kthejë materialet e fundit të

Gazetari Elton Qyno ka fituar një tjetër përballje ligjore me Prokurorinë e Posaçme (SPAK), këtë herë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila vendosi të detyrojë SPAK-un t’i kthejë një material të sekuestruar.

Vetë gazetari Qyno, pas seancës në GJKKO tha së bëhet fjalë për 54 fletë me deklarime të personave të pandehur, të cilat ishin sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e gazetarit në dhjetor 2023 dhe, sipas Qynos, nuk ishin rikthyer as pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të datës 16 dhjetor 2024, që e urdhëronte këtë.

“Kishim bërë një kërkesë për kthimin e një nga provat e fundit që SPAK mbante të sekuestruar. Bëhet fjalë për 54 fletë deklarime që i përkisnin një procesi gjyqësor në GJKKO. Edhe pse Gjykata e Lartë kishte vendosur kthimin e tyre, SPAK këmbëngulte për ta mbajtur, duke mos i rikthyer si send që unë, si gazetar investigativ, e kisha siguruar nga rrugë burimore,” deklaroi Qyno pas seancës.

Gazetari shtoi se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi SPAK dhe e urdhëroi që të asgjësohen të gjitha të të dhënave kompjuterike që iu sekuestruan gazetarit, ai i dërgoi një kërkesë zyrtare edhe kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani, për kthimin e materialeve të mbetura.

“Dumani e refuzoi përmes një shkrese zyrtare, ndaj iu drejtuam gjykatës. Sot, GJKKO na dha të drejtë dhe gjyqtari urdhëroi kthimin e provës,” shtoi Qyno.

 

ME TE LEXUARAT