Grabitet një tabakino në aksin Elbasan-Metalurgji! Autorët e maskuar vjedhin 500 mijë lekë dhe ....
Lajmifundit
/
20 Maj 2026, 20:32
Aktualitet

Një tabakino është grabitur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, kur dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e biznesit dhe kanë marrë rreth 500 mijë lekë, si edhe disa paketa cigaresh.
Pas grabitjes, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa pronari ka njoftuar policinë.
Forcat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vjedhjes, ndërsa po verifikohen edhe kamerat e sigurisë në zonë.


