BE drejt marrëveshjes për kthimin e emigrantëve të refuzuar

Bota

BE drejt marrëveshjes për kthimin e emigrantëve të refuzuar
Bashkimi Evropian po i afrohet një marrëveshjeje të re për forcimin e politikave të kthimit të emigrantëve të refuzuar, me synimin për të rritur numrin e personave që largohen nga territori i bllokut.

Sipas propozimeve që po negociohen mes Komisioni Evropian, Këshillit dhe Parlamentit Evropian, rregullat e reja do të synojnë përshpejtimin e procedurave për kthimin e azilkërkuesve që nuk përmbushin kriteret për qëndrim.

Komisioneri për Migracionin, Magnus Brunner, e ka cilësuar këtë si një “pjesë që mungon” në sistemin aktual të migracionit të BE-së, duke theksuar nevojën për një politikë më efektive dhe të unifikuar.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, vetëm një pjesë e vogël e azilkërkuesve të refuzuar largohen realisht nga BE-ja, ndërsa reformat e reja parashikojnë masa më të rrepta, përfshirë ndalim-hyrje më të gjata dhe penalitete për mosbashkëpunim.

Një nga elementët më të diskutuar të planit është krijimi i “qendrave të kthimit” jashtë BE-së, ku mund të transferohen personat e urdhëruar për largim, një ide që ka shkaktuar debat të gjerë mes shteteve anëtare dhe organizatave për të drejtat e njeriut.

Reforma pritet të përfundojë në raundet e ardhshme të negociatave, përpara se të kalojë për miratim final në institucionet e BE-së.

ME TE LEXUARAT